Rreth Dada.al

Çfarë është DADA.al?

DADA.al është një projekt i pavarur dhe tërësisht personal i shkrimtarit Albatros Rexhaj, kushtuar modës, artit dhe jetës së bukur.

Origjina e emrit DADA

Në terminologjinë botërore të artit dhe të kulturës, emri DADA ndërlidhet me Dadaizmin, rrymë e veçantë e artit të shekullit të XX-të që i është kundërvënë rregullave, mendësisë dhe establishmentit të kohës. Kjo rrymë specifike e artit ka pasur një ndikim të veçantë në fushën e modës, nëpërmjet ndikimit që ka pasur sidomos mbi fotografinë. Duhet theksuar: DADA, si rrymë e modës dhe fotografisë, merret me vetë jetën!

Për më tepër rreth origjinës së emrit mund të lexoni këtu: https://en.wikipedia.org/wiki/Dada

Për më tepër rreth lidhjes në mes të modës dhe dadaizmit mund të lexoni këtu: https://vogue.it/en/news/encyclo/fashion/d/dadaism-and-fashion

Si shkurtesë DADA ka një përdorim global dhe përdoret si brend për shumë produkte dhe veprimtari të ndryshme që gjejnë veten në frymën e përgjithshme të dadaizmit si frymë arti dhe jete.

Çfarë nuk është DADA.al?

DADA.al nuk është veprimtari biznesi dhe nuk do të kthehet në një të tillë. DADA.al po ashtu nuk është revistë dhe as portal lajmesh.