The Lost Amazonian

Foto editorial, projekt i pavarur i Renuar Locaj dhe Klaudia Pepa.

“The Lost Amazonian”, si editorial fotografik, përbën një vazhdimësi të bashkëpunimit të mirë në mes të fotografit Renuar Locaj dhe balerinës Klaudia Pepa.

 

Në fokusin e Renuarit, kësaj radhe, Klaudia Pepa transformohet në një grua amazonë, sinonim i simbiozës së femërores dhe qëndrueshmërisë. Ajo është një luftëtare në një udhëkryq jetësor, në një pikë ku të gjitha dimensionet e natyrës së vet përplasen mes vete, ndërkaq ajo duhet të vendos për drejtimin që duhet të marrë.

Realizuar në muzg të thellë dhe në formatin bardhezi, mbi dimensionin e dukshëm të fotografive, ideja e Renuarit mbindërton një dimension mistik që shpërfaq labirintin e paqartësisë që shtrihet brenda shpirtit të kësaj amazone. Duhet theksuar se shpërfaqja nudo, ku rrobat e vetme në trupin e Klaudias duken të jenë vetëm hijet që kap fokusi i aparatit të Renuarit dhe që mbulojnë pothuajse çdo pjesë të trupit të saj, përbën një nga shtyllat kryesore të konceptit artistik të Renuarit; simbol i guximit të munguar për të përqafuar natyrën e vërtetë të gjithsecilit.

Ky editorial është realizuar gjatë muajit gusht (2017) në Karaburun të  Vlorës, ndërkaq për grimin dhe flokët e Klaudias është kujdesur Eva Dibra.

©Dada.al – Ndalohet reproduktimi apo shpërndarja e fotografive pa pëlqim paraprak nga autorët.